Ndërlidhjet

Barnat e skaduara: Nuk mjafton buxheti për shkatërrim


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Që nga viti 1999, në Kosovë ka hyrë një sasi e konsiderueshme barnash me afat të skaduar, në forma të donacioneve, por dhe në forma të tjera.

Pas shumë vitesh grumbullimi, asgjësimi i tyre ka filluar muaj me parë, derisa çmimi për 1 kilogram të materialit për shkatërrim është 3.4 euro.

Janë paraparë të shkatërrohen 200 tonë barna me afat të skaduar, gjë që do të kushtojë rreth 500 mijë euro.

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, thotë se sa i përket shkatërrimit të këtyre barnave, gjithçka ka shkuar sipas procedurave ligjore.

I tërë procesi i shkatërrimit të kësaj barre të rëndë të shëndetësisë kosovare, e cila mbi 12 vjet po qëndron mbi supe, më në fund po hiqet, dhe cdo gjë ka shkuar sipas procedurave ligjore”, shprehet Agani.

Ferid Agani
Ferid Agani
Por, pas regjistrimit dhe evidentimit të sasisë së barnave me afat të skaduar, që është bërë nga komisione të specializuara të Minsitrisë së Shëndetësisë, kanë dalur shumë më shumë barna se sa që është pritur.

Andaj, sipas ministrit Agani, kanë lindur probleme lidhur me shumën e të hollave që do të mbulohen për asgjësimin e barnave të paplanifikuara.

Gjatë regjistrimit dhe evidentimit që është bërë nga komisione të specializuara të Minsitrisë së Shëndetësisë, është pare që sasia e barnave është më e madhe se që është pritur. Dhe kjo, si pasojë e barnave që janë gjetur në institutcione shëndetësore, si spitale rajonale, qendrat e mjekësisë fmailjare, aty ku edhe janë grumbulluar, e që edhe e kanë cenuar drejtpërdrejt edhe shëndetin e qytetarëve”, thekson ai.

Si rezultat i joplanifikimit të mirë, këto barna do të shkatërrohen me buxhetin e institutcioneve përkatëse, aty ku edhe janë evidentuar këto sasi.

Drejtori i Qendrës Klinike Universitare, Nijazi Gashi, pohon se vendimi i Minsitrisë së Shëndetëisë, për t’i paguar secili institutcion që ka grumbulluar barna pa afat, do të bëjë që menaxherët e këtyre institutcioneve të bëjnë planifikim më të mire lidhur me furnizim.

Ministria ka marrë vendim që institutcionet që krijojnë stoqe të tepërta të barnave, t’i bartin vetë shpenzimet për asgjësimin e këtyre barnave. Ky është një vendim kompetent, sepse i detyron gjitha institutcionet shëndetësore të kenë një menaxhim më të mirë të këtyre barnave, në mënyrë që mos të ndodhin teprica dhe planifikime të pa justifikueshme në të ardhmen”, shprehet Gashi.

Ndërsa Time Kadriaj, nënkryetare e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për këto parregullsi me barna me afat të skaduar.

Sipas saj, furnizimi me barna me afat të skaduar në institutcionet shëndetësore, është bërë nga vetë ministria.

Skandali i radhës ka qenë furnizimi i disa institutcioneve shëndetësore me barna nga lista esenciale nga vetë Ministria e Shëndetësisë, në momentin e furnizimit me disa barna, menaxherët e institutcioneve shëndetësore e kanë vërejtur se ato barna kanë qenë me afat të skaduar”, thotë ajo.

Por një gjë të tillë e mohon Bekim Fusha, drejtor i departamentit farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë, duke thënë se barnave të cilave iu ka skaduar afati nëpër institutcione shëndetësore, janë rezultat i drejtpërdrejt i një planifikimi shumë të papërgjegjshëm të vetë institucioneve shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë, edhe në qoftë se dëshiron të bëjë distribuimin e barnave me afat të skaduar, atë nuk e lejon sistemi i softuerit farmaceutik. Barnave që iu ka dalur afati ose iu është afruar afati i skadimit, janë rezultate të drejtpërdrejta të një planifikimi shumë të papërgjegjshëm të vetë institucioneve”, thekson Fusha.

Sidoqoftë, sipas zyrtarëve qeveritarë, ky ka qenë njëri nga problemet më të mëdha, me të cilat është ballafaquar Ministria e Shëndetësisë.

Ministri Ferid Agani pohon se për çdo muaj janë paguar nga 100 mijë euro për ruajtjen e këtyre barnave, që nënkupton se për 12 vjet prej kur edhe ka filluar grumbullimi i tyre, Ministria e Shëndetësisë ka paguar 1 milion e 200 mijë euro.
XS
SM
MD
LG