Ndërlidhjet

Talibanët pakistanezë mohojnë bisedimet paqësore me qeverinë


Një zëdhënës i talibanëve pakistanezë ka mohuar deklaratat e një anëtari tjetër taliban se janë duke zhvilluar biseda paqësore me qeverinë e Pakistanit.

Zëdhënësi Esanullah Esan i ka thënë sot agjencisë së lajmeve, Associated Press, se grupi nuk është i përfshirë në bisedime me qeverinë.

Bëhet e ditur se deklaratat e komandantit taliban Maulvi Faqir, se grupi ishte në bisedime paqësore me qeverinë nuk janë aspak të vërteta dhe se ky person nuk është i autorizuar që të mbajë negociata në emër të grupit pakistanez Tehrik-e-Taliban.

I pyetur nëse kishte zhvilluar bisedime me talibanët, kryeministri pakistanez, Jusuf Gaza Gilani tha se qeveria e tij është në një proces të vazhdueshëm të trajtimit të militantëve talibanë, por refuzoi të konfirmonte nëse kishte pasur bisedime.
XS
SM
MD
LG