Ndërlidhjet

Vendimi i GJND-së, i papërfillshëm


Pamje nga Shkupi

Pamje nga Shkupi


Maqedonia duhet të iniciojë negociata të reja apo të lobojë fuqishëm për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, që të mund të zhbllokojë procesin e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Kështu vlerësojnë ekspertët, duke komentuar ndikimin thuajse të papërfillshëm të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që vendosi në favor të Maqedonisë, por edhe mospërfshirjen e vendit në agjendën e samitit të BE-së, pavarësisht vendimit pozitiv të GJND-së.

Nikolla Dimitrov, ish-ministër i jashtëm dhe njohës i zhvillimeve ndërkombëtare, thotë se aspektet juridike tashmë kanë përfunduar dhe se do të ishte iluzionare të pritej diçka pozitive nëse tentohet që ky proces të paraqitej para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ky vendim gjyqësor nuk besoj se do të mbijetojë ndonjë procedurë të mëtejme në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ky vendim gjyqësor nuk besoj se do të mbijetojë ndonjë procedurë të mëtejme në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pra, ne nuk duhet të kemi iluzione se drejtësia ka triumfuar pasi në të drejtën ndërkombëtare gjithmonë ekziston edhe politika ndërkombëtare, të cilat thuajse rrallë apo asnjëherë nuk shkojnë bashkërisht”, deklaroi Dimitrov.

Alajdin Demiri, ish-diplomat dhe profesor universitar, thotë se pas proceseve të fundit, siç janë vendimi i GJND-së dhe samiti të BE-së, që la sërish jashtë agjendës Maqedonisë, qeveria aktuale duhet ta ketë përfundimisht të qartë, se pa zgjidhjen e çështjen së emrit nuk do të mund të arrihet integrimi, nëse ai është synimi i saj kryesor.

Demiri gjithashtu fajëson edhe politikën e partisë shqiptare në qeveri që nuk ndërmerr iniciativa për ndryshimin e kursit të partnerit të saj, VMRO-DPMNE-së, të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Kemi dy parametra, i pari ka të bëjë me Ali Ahmetin, i cili vetëm sa solidarizohet shumë me sugjerimet nga jashtë dhe parametri i dytë është Nikolla Gruevski, i cili në një rol të vetmuar shpesh edhe zihet me faktorin ndërkombëtar duke mos i pranuar sugjerimet por edhe duke e akuzuar dhe duke kërkuar fajin tek ai”, thotë Demiri.

Vlladimir Boxhinovski, analist, thotë se tani Maqedonisë i takon të iniciojë apo të lobojë për pozicionin e saj ndërkombëtar përmes arritjes së një kompromisi të pranueshëm për çështjen e emrit, pasi veçmas është e qartë se pa mbylljen e këtij problemi situata nuk do të ndryshojë.

Gjithçka tani varet nga aftësia jonë, lobimi politik është ndër proceset më të rëndësishëm për momentin, ne duhet vazhdimisht të prezantojmë qëndrimin tonë dhe normalisht të përcaktojmë qartë vijat e kuqe se deri ku mund të shkojnë me kompromisin për zgjidhjen e problemit”, deklaroi Bozhinovski.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në vendimin e publikuar më 5 dhjetor, lidhur me padinë e ngritur ndaj Athinës zyrtare, konstatoi se Greqia kishte shkelur nenin 11 të marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995, për shkak të bllokimit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO në samitin e Bukureshtit në vitin 2008.

Por ky vendim, për shkak të formës jo-obliguese, nuk rezultoi ende me ndonjë efekt pozitiv për Maqedoninë dhe kjo u dëshmua edhe në samitin e BE-së ndërsa në raport me Aleancën Veriatlantike, sekretari i përgjithshëm i saj, Rasmunsen pas publikimit të vendimit të GJND-së tha se NATO-ja do t’i dërgoj ftesë për anëtarësim Maqedonisë vetëm pas zgjidhjes së çështjes së emrit.
XS
SM
MD
LG