Ndërlidhjet

logo-print

Oseti e Jugut: Xhiojeva kërcënon se do të vazhdojë me protesta


Udhëheqësja e opozitës në Osetinë e Jugut, Alla Xhiojeva tha se presidenti në largim, Eduard Kokoiti i ka shkelur kushtet e marrëveshjes që parasheh largimin e tij në këmbim të përfundimit të protestave që kanë vazhduar për më shumë se një javë.

Kokoiti sot e ka liruar postin e tij dhe i ka transferuar kompetencat te kryeministri Vadim Brojtsej, ashtu siç edhe parashihte marrëveshja.

Por Xhiojeva tha se Kokoiti i ka shfrytëzuar minutat e tij të fundit në zyrë për të krijuar një gjykatë kushtetuese dhe duke lënë dhjetëra takime.

Ajo i ka udhëhequr protestat 10 ditore, në temperatura mjaft të ulëta, pasi Gjykata Supreme e vendit kishte anuluar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, ku Xhiojeva kishte shënuar një fitore të befasishme.

Kokoiti kishte refuzuar të largohej nga posti derisa Xhiojeva të pranonte vendimin e gjykatës. Sipas marrëveshjes së re, Xhijoevës i lejohet të garojë në zgjedhjet e reja presidenciale, që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG