Ndërlidhjet

Pakistani mbanë të bllokuar konvojet e NATO-s


Kryeministri pakistanez, Jusuf Raza Gilani tha se bllokimi i konvojeve të NATO-s në Afganistan, përmes Pakistanit, mund të vazhdojë për disa javë.

Islamabadi ka bllokuar konvojet e NATO-s në shenjë proteste ndaj sulmit ajror të trupave amerikane dy javë më parë, si pasojë e të cilit u vranë 24 trupa pakistanezë.

NATO ka kërkuar falje për sulmet ajrore, përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përshkruan vdekjet si humbje tragjike.

I pyetur nga BBC-ja nëse ai ende besonte se sulmet ishin të planifikuara dhe të qëllimshme, Gilani u përgjigj: “Me sa duket, po”.

Ai gjithashtu nuk e përjashtoi mundësinë e bllokimit të hapësirës ajrore të Pakistanit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gilani tha se Pakistani dhe SHBA-të duhet t’i besojnë më shumë njeri tjetrit.
XS
SM
MD
LG