Ndërlidhjet

Këshilltari irakian thotë se NATO nuk do ta shtyjë misionin


Këshilltari për siguri kombëtare i Irakut tha se NATO nuk do ta shtyjë misionin trajnues në vend pas fundit të këtij viti, sepse Bagdadi nuk do t’u sigurojë ushtarëve imunitet nga ndjekja penale.

Falah al-Fajad i ka thënë sot agjencisë së lajmeve, AFP, se Bagdadi ishte informuar me këtë vendim para tri ditësh.

Ndërkohë, kryeministri Nuri al-Maliki pritet të mbajë bisedime me presidentin amerikan, Barak Obama, gjatë vizitës së tij dy ditore në SHBA, e cila vjen në më pak se një muaj para tërheqjes përfundimtare të trupave amerikane nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG