Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti pakistanez edhe dy javë jashtë vendit


Kryeministri i Pakistanit tha se presidentit Asif Ali Zardarit mund t’i duhen edhe dy javë kohë që të pushojë në Dubai para se të kthehet në shtëpi, pas trajtimit mjekësor që ka marrë atje.

Ka pasur spekulime lidhur me të ardhmen politike të 56 vjeçarit Zardari, që kur fluturoi për në Dubai javën e kaluar, për trajtim mjekësor, për shkak të problemeve me zemër.

Ndërkohë kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani, në një intervistë për BBC-në tha se shëndeti i presidentit është përmirësuar por atij i nevojiten rreth dy javë pushim para se të kthehet në vend.
XS
SM
MD
LG