Ndërlidhjet

Maliki për vizitë zyrtare në Uashington


Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki ka arritur në Uashington, për një vizitë dy-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vizita e tij po realizohet pak kohë para tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku.

Maliki ka udhëtuar i shoqëruar nga një delegacion i madh, përfshirë ministrin e jashtëm, Hoshjar Zebari, si dhe ministrat e mbrojtjes, transportit dhe tregtisë.

Gjatë qëndrimit të tij atje, kryeministri irakian do të mbajë takime me presidentin amerikan, Barak Obama, sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, zëvendës presidentin Xhoe Bajden, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.
XS
SM
MD
LG