Ndërlidhjet

Pakistani thotë se amerikanët kanë lëshuar bazën


Ushtria pakistaneze ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar sot një bazë ajrore, pas afatit kohor që u është dhënë nga Islamabadi, në shenjë proteste kundër sulmeve ajrore amerikane të para dy javëve.

Baza ajrore Shamsi, në provincën jugperëndimore të Balushistanit, besohet se është përdorur nga sulmet pa ekuipazh të CIA-s kundër talibanëve dhe caqeve të Al Kaidës në zonat fisnore të Pakistanit, në kufi me Afganistanin.

Pas sulmeve ajrore të nëntorit, si pasojë e të cilave mbetën të vdekur 24 ushtarë pakistanezë, Islamabadi gjithashtu ka bllokuar konvojet amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, nëpërmjet Pakistanit.

Kryeministri pakistanez, Jusuf Raza Gilani tha se bllokada mund të vazhdojë për disa javë.
XS
SM
MD
LG