Ndërlidhjet

Panama: Ish diktatori kthehet në vend për ta mbajtur dënimin



Ish-diktatori i Panamasë, Manuel Noriega, pas 22 vjetësh është kthyer për herë të parë në vendin e tij.

Noriega do ta mbajë dënimin prej 20 vjetësh, për vrasjen e kundërshtarëve të tij politikë në vitet e 80-ta.

Noriega është kthyer në Panama pas mbajtjes së një dënimi tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me trafikim droge, dhe mbajtjes së një dënimi tjetër në një burg francez, lidhur me shpëlarje parash.

Ai u rrëzua nga pushteti në dhjetor të vitit 1989, pas pushtimit amerikan.
XS
SM
MD
LG