Ndërlidhjet

logo-print

Në Prishtinë fillon festivalit “Një botë” 2011.


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka bërë të ditur se duke filluar nga data 12 deri me16 dhjetor organizon në Prishtinë edicionin e njëmbëdhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut, “Një botë” 2011.

Në edicionin e njëmbëdhjetë të këtij festivali, do të shfaqen 20 filma dokumentarë për të drejtat e njeriut, të autorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, ndër ta edhe fitues të çmimeve të ndryshme të festivaleve prestigjioze ndërkombëtare, thuhet në një komunikatë të këtij Këshilli.

Filmat pjesëmarrës vijnë nga 13 shtete të ndryshme nga 4 kontinente të botës. Ceremonia zyrtare e nisjes së edicionit të njëmbëdhjetë të festivalit do të mbahet në kinemanë ABC, duke filluar nga ora 20.00, ku të pranishmëve do t’u drejtohen Pajazit Nushi, Memli Krasniqi dhe Veton Surroi.
XS
SM
MD
LG