Ndërlidhjet

Qëndrimi i kryeministrit britanik në Bruksel ngjallë kritika në Britani


Kryeministri i Britanisë së Madhe, Dejvid Kamerun është sulmuar nga shumë fronte për shkak të refuzimit për të bashkëpunuar me udhëheqësit e Bashkimit Evropian për ndryshimet e traktatit të BE-së, me qëllim të shtrëngimit të rregullave buxhetore.

Ministri i parë skocez, Aleks Sallmond e ka kritikuar kryeministrin me anë të një letre të hapur, të lëshuar sot nga agjencia britanike e lajmeve, Press Association.

Ai e ka akuzuar Kamerunin se ka bërë një gabim të madh me këtë veprim, duke ndryshuar marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian. Këtë gjë, sipas Sallmondit, kryeministri e ka bërë pa u konsultuar me partnerët e koalicionit, apo me qeveritë e Skocisë dhe Uellsit, të cilat do të ndikohen gjithashtu nga veprimet e kryeministrit.

Gjatë samiti të BE-së , që u mbajt të premten në Bruksel, Kamerun kishte refuzuar që të pajtohej me ndryshimin e traktatit të BE-së, për shtrëngim më të rreptë të buxhetit për vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG