Ndërlidhjet

logo-print

Siria mbanë zgjedhjet lokale në mes të dhunës



Siria është duke mbajtur sot zgjedhjet lokale në mes të dhunës së vazhdueshme në nëntë muajt e fundit, pas kryengritjeve kundër presidentit Bashar al-Asad.

Afërsisht 43 mijë kandidatë po garojnë për 17 mijë ulëse në këshillat lokalë të vendit.

Dalja në votime pritet të jetë e ulët, përderisa opozita ka bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve dhe për faktin se shumë qytetarë nuk do të rrezikojnë të shkojnë e të votojnë në mes të dhunës.

Deri më tani ka pasur raporte për rritje të përplasjeve ndërmjet forcave të sigurisë dhe të larguarve prej ushtrisë.

Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se deri më tani më shumë se 4000 njerëz janë vrarë nga forcat e sigurisë, që nga fillimi i protestave në muajin maj kundër regjimit të Asadit.
XS
SM
MD
LG