Ndërlidhjet

BE planifikon ta ngritë çështjen e zgjedhjeve në Rusi


Zyrtarët e Bashkimit Evropian planifikojnë që të ngritin çështjen e zgjedhjeve të fundit parlamentare ruse, në bisedimet e kësaj jave me presidentin rus, Dimitri Medvedev.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Katherin Eshton, shefes së Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme, tha se ajo priste që kjo çështje të ngrihej në samitit Rusi-BE, i cili pritet të mbahet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel.

“Ne presim që gjatë samitit, kur të dyja palët do diskutojnë për zhvillimet e fundit, të ngrihet edhe çështja e zgjedhjeve”, ka thënë Kocijançiq.

Ajo ka shtuar se BE-ja e ka mirëpritur vendimin e Medvedevit për të hapur një hetim lidhur me supozimet për mashtrime në zgjedhjet e fundit.
XS
SM
MD
LG