Ndërlidhjet

Miliarderi rus do të garojë për president të Rusisë


Një nga njerëzit më të pasur në Rusi tha sot se ai do ta sfidojë kryeministrin Vlladimir Putin në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Mihail Prohorov tha se vendimi për tu kandiduar për president ishte vendimi më i rëndësishëm i jetës së tij.

“Unë e kam marrë një vendim dhe është ndoshta më i rëndësishmi i jetës sime. Unë do të kandidoj për president. Siç ju kujtohet, Kremlini më largoi mua dhe shokët e mijë nga partia ‘Kauza e Drejtë’ dhe ne nuk patëm mundësi të arrinim atë që dëshironim. Nuk është shprehi e imja që të ndalem në gjysmë”, ka thënë miliarderi.

Prohorov, i cili kontrollon në kompani gjigante të minierave, është rëndëtir në mesin e pesë miliarderëve rusë, nga revista Forbes, si dhe është vlerësuar se ka një pasuri prej 18 miliardë eurosh në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG