Ndërlidhjet

Liberalizimi i vizave në fund të 2013-ës


Pasaporta e Kosovës

Pasaporta e Kosovës

Konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së për Kosovën, hapin perspektivën po nuk shënojnë ende fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave, thonë njohësit ë çështjeve të integrimeve evropiane.

Analisti Fatmir Curri thotë se ky dialog fillon nga fundi i vitit nëse Kosova ndërkohë plotëson edhe disa kritere shtesë që i kanë potencuar autoritetet në Bruksel.

Sipas skenarit më optimist, nëse qeveria ndërkohë ia del që t’i plotësojë të gjitha kriteret teknike, tek në vitin 2013 kosovarët mund të shpresojnë në liberalizimin e vizave, thotë Curri.

Kosova ka shumë probleme me çështjen e azilit. Jemi vendi i katërt me më së shumti kërkesa në Evropë, pastaj me çështjen e ri-integrimit dhe riatdhesimit të kthyerve në Kosovë dhe nëse e shihni skenarin më optimist Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë u ka marrë kohë rreth 18 muaj, kurse Bosnjës dhe Shqipërisë diku deri në 30 muaj, që nënkupton se nëse fillohen në fillim të vitit të ardhshëm, skenari më optimist për Kosovën mund të jetë në fund të vitit 2013”, thotë Curri.

Analisti Fatmir Curri përmend në vijim edhe detyrat dhe sfidat kryesore që e presin Kosovën gjatë dy viteve të ardhshme, para se të mund të përfshihet në liberalizimin e vizave.

Sundimi i ligjit dhe përmbyllja e reformave për ri-integrim dhe riatdhesim bashkë me uljen e kërkesave për azil, janë ndër kushtet e para, thotë Curri, duke nënvizuar sfida tjera.
Komisioni Evropian nuk dëshiron më fjalë boshe por evidencë që dikush në Kosovë është gjykuar për shkak të krimit të organizuar ose korrupsionit të lartë.

Kërkohet dhe përmbushja e fakteve sa i përket krimit të organizuar dhe luftës kundër korrupsionit. Komisioni Evropian nuk dëshiron më fjalë boshe por evidencë që dikush në Kosovë është gjykuar për shkak të krimit të organizuar ose korrupsionit të lartë”, thekson Curri.

Ndërkohë, Aleksanda Stigllmajer, këshilltare e lartë e Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI) thotë se fillimi i dialogut me Kosovën ka marrë shumë kohë dhe se hapja e perspektivës nuk është ende hap i madh përderisa ka shumë sfida dhe angazhime deri në liberalizimin e vizave.

Është një hap tejet i vogël drejt rrugës së liberalizimit të vizave, ngase ajo që është me rëndësi ka të bëjë me dorëzimin e udhërrëfyesin nga ana e Komisionit Evropian i cili tregon për kushtet që Kosova duhet t’i plotësojë në këtë rrugë”, thotë Aleksandra Stigllmajer.

Këto kushte, sipas saj, do të përfshijnë lëshimin e dokumenteve të besueshme personale, kontrollin kufitar, monitorimin e migrimin, luftimin e k,rimit dhe korrupsionit respektimin e të drejtave të njeriut dhe çështje të ngjashme.

Ajo rikujton se Brukseli do të liberalizojë vizat vetëm pasi që Kosova t’i plotësojë këto kushte.

Ne shpresojmë që Kosova të marrë këtë listë të kushteve që duhet t’i plotësojë sa më shpejtë me premtimin nga Brukseli se do të marrë liberalizimin sapo që t’i plotësojë këto kushte.
Duke marrë si shembull rastet me shtetet tjera, Stigllmajer rikujton se përkundër shumë përparimeve, Kosovës do t’i duhet një kohë prej dy vjetësh që t’i plotësojë këto kushte.

Ne shpresojmë që Kosova të marrë këtë listë të kushteve që duhet t’i plotësojë sa më shpejtë me premtimin nga Brukseli se do të marrë liberalizimin sapo që t’i plotësojë këto kushte”, thotë Stigllmajer, duke nënvizuar se autoritetet kosovare në anën tjetër duhet të bashkëpunojnë më shumë me EULEX-in për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si një prej kushteve që duhet përmbushur.

Sidoqoftë, konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së të datës 5 dhjetor tashmë janë përshëndetur nga kryeministri Hashim Thaçi si dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Fernando Xhentilini.

Si vlerësim i përbashkët i Thaçit dhe Xhentilinit ishte se konkluzat paraqesin një hap të rëndësishëm përpara dhe një të arritur shumë të prekshme si në aspektin e liberalizimit të vizave ashtu edhe në vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në.
  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG