Ndërlidhjet

Ekspertët juridikë vlerësojnë se përmes mungesës së mjeteve të nevojshme financiare, kontrollohet sistemi gjyqësor nga ana e pushtetit në Maqedoni.

Bajram Pollozhani, ish gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, duke komentuar paralajmërimet për shtimin e buxhetit për sistemin gjyqësor për vitin 2012 në funksion të realizimit të reformave, theksoi se mundësia që mjetet financiare për gjykatat të shpërndahen në formë suksesive duke i shmangur burimet e rregullta e bën të varur sistemin gjyqësor nga politika.

Nëse mungon buxheti në gjykata, nuk ka nevojë të merret telefoni dhe të intervenohet për procedura të caktuara gjyqësore.
Nëse një gjykatë e leni pa mjete financiare përkatëse për t’i paguar shpenzimet materiale të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e gjykatës përkatëse, siç është pagesa e internetit, telefonit, lëvizjes së makinave për të dalë në teren për verifikim të fakteve si dhe shpenzimet tjera materiale, e mos të flasim për trajnimin e gjykatësve. Nëse mungon buxheti në gjykata, nuk ka nevojë të merret telefoni dhe të intervenohet për procedura të caktuara gjyqësore. Pra, thjesht duke i lënë gjykatat pa mjete Ju automatikisht ata i bëni të varur”, thekson Pollozhani.

Ai shton se varësia e sistemit gjyqësor nga politika, zakonisht ndikohet përmes kryetarit të këshillit gjyqësor si menaxhues i administratës gjyqësore në bashkëpunim me ministrin e drejtësisë dhe atë të financave.

Ndërkaq ministri i drejtësisë së Maqedonisë Blerim Bexheti, ka deklaruar se reformat në gjyqësi do të vazhdojnë me një ritëm më të intensifikuar gjatë vitit 2012, për çka dhe janë ndarë mjete plotësuese financiare.

Ministri Bexheti thekson se krahas harmonizimit të ligjeve me ato të vendeve të BE-së kujdes i veçantë i kushtohet modernizimit të gjykatave për të ngritur azhuritetin e procedimit të lëndëve.

Qeveria e Maqedonisë edhe për vitin e ardhëshëm ka paraparë intensifikimin e reformave, njëkohësisht përballë standardeve evropiane do të angazhohemi që ky ligj të gjejë zbatim praktik”, thotë Bexheti.

Qeveria e Maqedonisë edhe për vitin e ardhëshëm ka paraparë intensifikimin e reformave, njëkohësisht përballë standardeve evropiane do të angazhohemi që ky ligj të gjejë zbatim praktik.
Por, sipas ligjit për procedurë penale për avokatët është i pazbatueshëm në rrethana për Maqedoninë, për shkak të ngathtësisë së institucioneve që të sigurojnë në kohë të caktuar dokumentet e ndryshme që kërkohen nga ato si palë.

Me ndryshimet e reja të kodit penal personalisht ne si avokatë kemi probleme ngase për një anë na bllokohet puna ngase duhet të grumbullojmë dokumente nga organe të caktuara, për çka ata nuk janë të aftësuar që të përgjigjen në një afat të shkurtër kohe, kështu që jemi të detyruar të presim përderisa palët pësojnë dëm”, nënvizon avokati Simon Simonovski.

Nga ana tjetër gjykatësja Margarita Caca Nikollovska thekson se reformat për të qenë të suksesshme duhet të veprohet në disa dimensione njëkohësish, në të kundërtën rezultate do të mungojnë për çka kritikohet edhe nga komuniteti ndërkombëtar funksionimi i gjyqësorit në Maqedoni.

Ajo që do të thotë reformë e mirëfilltë në sistemin gjyqësor nënkupton investim njëkohësisht në tre shtylla, buxhet i sigurt dhe i pavarur, harmonizim i legjislacionit me atë të vendeve të BE-së dhe trajnim i kuadrit, veçanërisht të pjesës administrative në sistemin gjyqësor”, thekson Nikollovska.

Ndryshe, në raportin e fundit të progresit është theksuar se Maqedonia ka bërë përpjeke për përmbushjen e kritereve sa i përket reformave në sistemin gjyqësor, ndërkohë që mbetet edhe shumë punë për realizimin e plotë përballë standardeve të BE-së.
XS
SM
MD
LG