Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: I refuzon zgjedhjet e reja, urdhëron hetime


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, thotë se nuk pajtohet me kërkesat e bëra në protestat në mbarë Rusinë, për zgjedhje të reja parlamentare.

Por, në faqen e tij në Facebook, ai tha se do të kërkoj nga zyrtarët hetime për raportet e shkeljeve të mundshme në vendvotime gjatë zgjedhjeve të 4 dhjetorit.

Në këto zgjedhje, partia Rusia e Bashkuar, e fitoi pothuajse gjysmën e votave, por ka pasur akuza për mashtrime dhe vjedhje të votave.

Ish ministri rus, Boris Nemcov, tash lider opozitar, i ka hedhur poshtë komentet e Medvedevit, duke i cilësuar si “tallje”.
XS
SM
MD
LG