Ndërlidhjet

SHBA: Presidenti Obama takon kryeministrin al-Maliki


Presidenti amerikan, Barak Obama, takoi sot në Uashington, kryeministrin e Irakut Nuri al-Maliki, në fillim të vizitës dyditëshe të zyrtarit të lartë irakian në Shtetet e Bashkuara.

Kjo vizitë u bë në kohën kur trupat e fundit luftarake amerikane po përgatiten të largohen nga Iraku, në fund të këtij viti.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit në Uashington, Obama theksoi se “pas nëntë vitesh lufta jonë në Irak, përfundon këtë muaj”, dhe shtoi se Iraku në Shtetet e Bashkuara, e ka një “partner të qëndrueshëm”. Obama u ka tërhequr vërejtjen vendeve të tjera që të mos “ndërhyjnë” në Irak, që ishte një vërejtje e qartë për Iranin.

Al-Maliki po e udhëheq një delegacion irakian, ku përfshihet edhe ministri i jashtëm, Hoshijar Zebari, ushtruesi i detyrës së ministrit të mbrojtjes, Sadun al-Dulaimi, dhe ministra të tjerë.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, kryeministri al-Maliki, do të bisedoj edhe me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, me zëvendës presidentin, Xhoe Bajden, dhe me zyrtarët ë tjerë të lartë.
XS
SM
MD
LG