Ndërlidhjet

Poloni: Arrestohet e pastaj lirohet aktivisti i Bjellorusisë


Politikani bjellorus në ekzil dhe ish kandidat në zgjedhjet presidenciale të këtij vendi, Ales Mikhaleviç, është liruar nga arresti në aeroportin e Varshavës, pasi më herët gjatë ditës ishte arrestuar sipas një fletarresti të Interpolit.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Polonisë, Marcin Bosaçki, tha se arresti i Mikhaleviçit ishte “gabim i prokurorëve, të cilët besonin në fletarrest”, dhe vlerësoi se akuzat kundër tij janë “absurde”.

Mikhaleviç ishte në mesin e kandidatëve presidencialë në vitin 2010 në Bjellorusi, që ishin arrestuar dhe akuzuar për organizim të trazirave masive.

Pas lirimit nga arresti ai u kthye në Republikën e Çekisë, ku i është dhënë azil politik.
XS
SM
MD
LG