Ndërlidhjet

Shqipëri: U shënua 21 vjetori i themelimit të PD-së


Në Tiranë sot është shënuar 21 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike, e cila e udhëheq qeverinë e Shqipërisë.

Kryeministri Sali Berisha, njëherësh lider i PD-së prej themelimit të saj, e përshëndeti tubimin e mbajtur me këtë rast në Pallatin e Kongresve, duke vlerësuar lart vlerat e kësaj partie.

“Ne erdhëm si komb i copëtuar nga dhimbja e diktatura, por sot ne jemi të lirë në Evropë dhe të lirë të bashkohemi në Evropë”, tha Sali Berisha, the shtoi se PD-ja është parti e dialogut, e progresit, e kompromisit.

Mediat lokale në Tiranë kanë raportuar se zoti Berisha në fund të fjalimit të tij e kishte ndjerë veten keq.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, tha se zoti Berisha kishte pasur një gjendje momentale të të fiktit, por tash ai është më mirë.
XS
SM
MD
LG