Ndërlidhjet

logo-print

Administrata e Obamës mirëpret zotimin e Medvedevit


Administrata e Obamës ka mirëpritur zotimin e presidentit rus, Dimitri Medvedev, sipas të cilit do të hetojë akuzat për mashtrim në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Por, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se dëshmia e premtimit do të shtrihet në mënyrën se si do të kryhet hetimi dhe se si do të zbatohen rezultatet e tij.

Klinton tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që protestat nëpër Rusi të ndezura nga zemërimi rreth zgjedhjeve kanë mbetur të qeta.

Klinton i bëri këto komente duke folur në Uashington së bashku me sekretarin e jashtëm britanik, Uilliam Hag, i cili tha se veprimet e Rusisë duhet të përcaktohen nga rezultatet e hetimit.
XS
SM
MD
LG