Ndërlidhjet

Kinë: Vdesin 15 fëmijë në aksident rrugor


Së paku 15 fëmijë të shkollave fillore kanë vdekur në një aksident me autobus në Kinën lindore.

Tetë fëmijë të tjerë janë plagosur kur autobusi i shkollës doli jashtë rrugës për t’iu shmangur një veture tjetër në provincën Jiangsu.

Ky aksident vjen pikërisht në kohën kur në Kinë po debatohet për sigurinë e autobusëve të shkollave.

Muajin e kaluar, 19 nxënës dhe dy të rritur u vranë kur autobusi i shkollës së tyre u përplas me një kamion në veriperëndim të provincës Gansu.
XS
SM
MD
LG