Ndërlidhjet

Paneta thotë po forcohet lufta anti-terrorizmit


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, thotë se operacionet e SHBA-ve kundër terrorizmit tani janë përqëndruar në grupet e lidhura me al-Kaidën, si në Jemen, Somali dhe Afrikën e Veriut.

Paneta e bëri këtë koment gjatë një vizite në Xhibutin e Afrikës, ku ekziston edhe baza e vetme amerikane në Afrikë.

Derisa Shtetet e Bashkuara po ulin ritmin e operacioneve në Irak dhe po fillojnë tërheqjen nga Afganistani, ushtria amerikane është përqendruar gjithnjë e më shume në Afrikë ku grupet e lidhura me al-Kaidën, duke përfshirë edhe al Shababin në Somali dhe al-Kaidën në Jemen, po bëhen gjithnjë e më aktive dhe më të rrezikshme.
XS
SM
MD
LG