Ndërlidhjet

Ndihmat ruse arrijnë në Jarinë


Një konvoj kamionësh me ndihma ruse - të destinuara për serbët e Kosovës - ka arritur mëngjesin e sotëm në Jarinë.

Siç raportojnë mediat serbe, konvoji, rreth orës 10, ndodhej në vendin e quajtur Rudnicë, përkatësisht në rrugën Rashkë-Leposaviq.

Të njëjtat burime citojnë sekretaren e Kryqit të Kuq të Serbisë, Vesna Millenoviq, të ketë thënë se këto nuk janë ndihmat e para që arrijnë nga Rusia.

Ajo ka bërë të ditur se Kryqi i Kuq i Serbisë, së fundmi, ka sjellë në Kryqin e Kuq të Kosovës rreth 35 tonelata ndihma, që kanë arritur nga Rusia në aeroportin e Nishit.

Në shpërndarjen e ndihmave të sotme, që raportohet të bëhet kah mesdita në Mitrovicë, pritet të marrin pjesë: ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksander Konuzin, zyrtarë të lartë të Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, përfaqësues të Kryqit të Kuq dhe zyrtarë lokalë të veriut të Kosovës.
XS
SM
MD
LG