Ndërlidhjet

Timoshenko apelon sot kundër dënimit me 7 vite burg


Udhëheqësja e opozitës ukrainase Julia Timoshenko do të paraqitet në gjykatë sot për të apeluar kundër dënimit me shtatë vite burg.

Avokatët e saj janë duke planifikuar të argumentojnë se dënimi i 11 tetorit për abuzimin e pushtetit duhet të bie poshtë.

Ata pritet që gjithashtu të argumentojnë se ish-kryeministrja duhet të lirohet nga burgu për shkak të shëndetit të dobët.

Timoshenko thuhet se nuk është më në gjendje të ecë si rezultat i burgosjes së saj.

Mjekët e burgut thonë se ankesat e Timoshenkos rreth shëndetit janë të vogla.

Ndërkohë prokurorët kanë hapur edhe një çështje tjetër kundër saj. Sipas prokurorëve, ajo është e dyshuar për përvetësim, kur ishte në krye të një firme të shërbimeve në vitet 1990.
XS
SM
MD
LG