Ndërlidhjet

logo-print

Obama e Maliki zotohen për partneritet

  • RFE /RL

Uashington, 12 dhjeor 2011.

Uashington, 12 dhjeor 2011.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka përshëndetur fundin e luftës në Irak, duke premtuar se Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i fortë i këtij vendi.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, me rastin e vizitës së kryeministrit irakian, Nuri al-Maliki, Obama tha se ky është një “sezon i ardhjes në shtëpi”, derisa trupat e fundit amerikane po përgatiten të largohen nga Iraku deri në afatin e fundit më 31 dhjetor.

"Në ditët e ardhshme, ushtarët e fundit amerikanë do të kalojnë kufirin nga Iraku, me nder dhe me kokat e tyre lart. Pas gati nëntë vjetësh, lufta jonë në Irak përfundon këtë muaj”, tha Obama.

Marrëveshja për t'i dhënë fund përfshirjes ushtarake amerikane në Irak më 31 dhjetor 2011, ishte negociuar dhe nënshkruar katër vjet më parë nën administratën e ish-presidentit Bush, por fakti që data ka arritur nën mbikëqyrjen e Obamës ka një rezonancë të caktuar.

Si një senator amerikan nga shteti i Illinoisit, Obama e ka kundërshtuar me forcë luftën dhe ngritja e tij për rëndësinë kombëtare ishte të paktën pjesërisht rezultat i argumenteve të tij elokuente dhe të shpeshta.

Uashington, 12 dhjetor 2011.

Uashington, 12 dhjetor 2011.

Në takimin e së hënës, ai vlerësoi progresin e Irakut dhe shfaqjen e tij si vend "sovran, të pavarur dhe demokratik", duke thënë se ky vend "mund të jetë një model për të tjerët që aspirojnë për të ndërtuar demokracinë".

Takimi i së hënës mes Malikit dhe Obamës shënoi një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy qeverive.

Nga bashkëpunimi ekonomik deri te mbështetja për të ardhmen e sigurisë, Obama la pak dyshim se Uashingtoni do të vazhdojë të jetë një forcë e madhe në këtë vend.

"Kryeministri dhe unë kemi riafirmuar vizionin tonë të përbashkët të një partneriteti afatgjatë mes popujve tanë, që është në përputhje me Marrëveshjen Kornizë Strategjike. Këto do të jenë si marrëdhëniet e ngushta që kemi me vendet e tjera sovrane. Ta themi thjesht, ne po ndërtojmë një partneritet të plotë", u shpreh Obama.

Duke folur në gjuhën arabe me anë të një përkthyesi, Maliki tha se Irakut do t’i duhet ndihma amerikane në çështjet e sigurisë, luftës së terrorizmit, pajisjes së ushtrisë, si dhe në fusha të tilla si: arsimi dhe zhvillimi i pasurisë.

Ai tha se kishte "aspirata shumë të larta" për marrëdhëniet midis dy kombeve.

Lufta siriane gjithashtu ka qenë pjesë e bisedimeve Obama-Maliki.

"Kryeministri dhe unë diskutuam rreth Sirisë. Ne ndajmë mendimin se është problem kur populli sirian po vritet, ose është i paaftë për të shprehur veten. Nuk ka asnjë mosmarrëveshje rreth kësaj”, tha Obama. (e.b.)

XS
SM
MD
LG