Ndërlidhjet

Lavrov ka hedhur poshtë thirrjet për sanksione kundër Sirisë


Ministri i jashtëm i Rusisë ka hedhur poshtë thirrjet perendimore që të mbështesë sanksionet kundër Sirisë, duke thënë se ultimatumet nuk do të ndihmojnë për t’i dhënë fund krizës.

Sergei Lavrov tha se Perëndimi ishte duke marrë një qëndrim "imoral" rreth Sirisë, duke rritur presionin mbi qeverinë e Presidentit Bashar Asad, ndërsa po mbyll sytë ndaj veprimeve militante.

Lavrov po fliste në një konferencë shtypi sot pas bisedimeve të tij me ministrin algjerian vizitues Mourad Medelci.

Lavrov gjithashtu tha se Moska ka këshilluar Sirinë të pranojë vëzhguesit e Ligës Arabe sa më shpejt që të jetë e mundur.

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillaj, ka thënë se më shumë se 5000 njerëz kanë vdekur në konfliktin nëntëmujor.
XS
SM
MD
LG