Ndërlidhjet

Irani ka akuzuar 15 persona për spiunazh


Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA, ka njoftuar se Irani ka akuzuar 15 persona për "spiunazh" për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Raporti i sotëm nuk ka identifikuar të dyshuarit dhe as nuk ofron ndonjë detaj se kur ata u arrestuan dhe në çfarë rrethanash.

Zyrtarët iranianë kanë njoftuar disa herë në të kaluarën për arrestimin e spiunëve të dyshuar për SHBA, por kanë ofruar shumë pak informacione për të vërtetuar akuzat ose arrestimet.
XS
SM
MD
LG