Ndërlidhjet

logo-print

Mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit palestinez në UNESCO


Flamuri palestinez u ngrit për herë të parë sot mbi selinë e UNESCO-s në Paris.

Presidenti palestinez, Mahmud Abaz ndoqi ceremoninë, vetëm disa javë pasi Palestina fitoi antarsimin në UNESCO, që ishte agjencia e parë e OKB-së e cila pranoi Palestinën si një anëtare të plotë.

Palestina u pranua pas një votimi më 31 tetor, një veprim që nxiti SHBA-të të ndërprejnë fondet për këtë agjenci.

Palestinezët gjithashtu janë duke kërkuar anëtarësimin e plotë në OKB, por Uashingtoni ka kërcënuar të vërë veton ndaj një lëvizje të tillë, duke thënë se para kësaj duhet të bëhet një marrëveshje me Izraelin.
XS
SM
MD
LG