Ndërlidhjet

Parlamenti iranian miraton tregtinë e lirë me Sirinë


Parlamenti iranian sot ka miratuar legjislacionin mbi tregtinë e lirë me Sirinë.

Televizioni shtetëror citoi ligjëvënësit të kenë thënë se ligji i tregtisë së lirë "është një shenjë e qartë për armiqtë e qeverisë siriane dhe në përputhje me luftën kundër zionistëve në rajon".

Tregtia bilaterale ndërmjet Sirisë dhe Iranit është vlerësuar në 400 milionë dollarë në vit, por të dyja vendet duan ta rrisin atë.

Siria është goditur me sanksione nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Liga Arabe dhe Turqia, një ish aleat dhe partner i madh tregtar i Sirisë.
XS
SM
MD
LG