Ndërlidhjet

Paneta arrin në Kabul


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, ka arritur sot në Kabul për një vizitë të paparalajmëruar.

Udhëtimi i Panetës në Afganistan vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po e ulin nivelin e trupave në këtë vend, pavarësisht nga dhuna e vazhdueshme.

Vizita e Panetës vjen pas sulmeve me bomba javën e kaluar në ceremonitë myslimane shiite në tre qytete në të gjithë vendin, ku mbetën të vrarë rreth 80 njerëz.
XS
SM
MD
LG