Ndërlidhjet

Protestojnë mbështetësit e Timoshenkos


Demonstruesit që mbështesin ish-kryeministren e burgosur ukrainase, Julia Timoshenko janë ndeshur sot me policinë, derisa një gjykatë shqyrtoi ankesën e saj kundër dënimit me burg për shtatë vite.

Qindra përkrahës të Timoshenkos përpiqeshin të depërtonin përmes një kordoni të policisë që ndalonte qasjen për në sallën e gjyqit të ankesave në Kiev.

Timoshenko nuk ishte pjesë seancës gjyqësore. Avokatët e saj kishin planifikuar të argumentonin se dënimi i 11 tetorit për abuzimin e pushtetit duhet të bie poshtë.

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë Evropiane Shtefan Fyle, ka vizituar sot më herët Timoshenkon në burg.

Fyle tha përmes një deklarate se e ka siguruar Timoshenkon që BE-ja "do të vazhdojë të ndjekë nga afër kërkesën e saj dhe do të këmbëngulë në nevojën për të përfituar nga të gjitha të drejtat e saj për të mbrojtur veten në një proces të drejtë".
XS
SM
MD
LG