Ndërlidhjet

Sulm me granatë dore në Belgjikë


Raportet thonë se një sulm me granatë dore në qytetin lindor belg të Liezhit ka lënë të paktën një person të vdekur dhe dhjetë të plagosur.

Raportet fillestare të dëshmitarëve thonë se të paktën një njeri hodhi deri në katër granata në një stacion autobusi në sheshin qendror të qytetit.

Policia arriti shpejt në vendin e ngjarjes dhe mbylli sheshin.

Asnjë hollësi nuk ishte menjëherë në dispozicion.
XS
SM
MD
LG