Ndërlidhjet

Seanca e parë e parlamentit rus do të mbahet me 21 dhjetor


Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev njoftoi sot se seanca e parë e parlamentit të sapo-zgjedhur rus do të mbahet me datën 21 dhjetor.

Medvedev e bëri njoftimin për udhëheqësit e fraksioneve të parlamentit në një takim të veçantë, pavarësisht nga kontrollet e vazhdueshme rreth pretendimeve shkelje të ndryshme gjatë votimit.

Medvedev njoftoi gjithashtu për planet për të ofruar fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit më 22 dhjetor - dy ditë para një tubimi të planifikuar të opozitës në Moskë.

Ai gjithashtu premtoi se do të shtyjë përpara reformat politike para se ta lë zyrën pas zgjedhjeve presidenciale të marsit të ardhshëm ku pritet që do t’ia kthejë presidencën përsëri kryeministrit Vlladimir Putin.
XS
SM
MD
LG