Ndërlidhjet

EULEX-i ndalohet në veri


Misioni i BE-së në Kosovë për sundimin e ligjit ka njoftuar sot se ambasada Ruse në Beograd ka kërkuar përcjellje nga EULEX-i për një konvoj me ndihma humanitare nga Rusia për banorët serbë në veri të vendit.

Zëdhënësja e këtij misioni, Irina Gudeleviq, ka thënë se kolona e automjeteve të EULEX-it, e nisur për të përcjellur ndihmat nga kufiri, është ndaluar në njërën prej barrikadave në drejtim të vendkalimit kufitar në Jarinë.

Në anën tjetër, ajo ka konfirmuar gjithashtu se “deri tash tre kamionë me ndihma humanitare nga Rusia kanë hyrë në Kosovë”.

“Fillimisht, ambasada ruse në Beograd ka kërkuar përcjelljen nga Policia e EULEX-it, po tash thuhet se kjo përcjellje nuk u nevojitet më. Aktualisht jemi duke u konsultuar për hapat e mëtutjeshëm që do të merren lidhur me ketë situatë”, ka thënë Irina Gudeleviq.

Gjatë ditës mediat serbe kanë raportuar se në automjetet e EULEX-it ka pasur edhe pjesëtarë të policisë dhe doganave të Kosovës. Por, Gudeljeviq, nuk ka mundur të konfirmoj një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG