Ndërlidhjet

EULEX-i ndalohet në veri


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Misioni i BE-së në Kosovë për sundimin e ligjit ka njoftuar sot se ambasada ruse në Beograd ka kërkuar përcjellje nga EULEX-i për një konvoj me ndihma humanitare nga Rusia, të destinuara për banorët serbë në veri të vendit.

Zëdhënësja e këtij misioni, Irina Gudeleviq, ka thënë se kolona e automjeteve të EULEX-it, e nisur për të përcjellë ndihmat nga kufiri, është ndaluar në njërën prej barrikadave në drejtim të vendkalimit kufitar në Jarinë.

Në anën tjetër, ajo ka konfirmuar gjithashtu se “deri tash tre kamionë me ndihma humanitare nga Rusia kanë hyrë në Kosovë”.

“Fillimisht, ambasada ruse në Beograd ka kërkuar përcjelljen nga Policia e EULEX-it, por tash thuhet se kjo përcjellje nuk u nevojitet më. Aktualisht jemi duke u konsultuar për hapat e mëtutjeshëm që do të merren lidhur me këtë situatë”, ka thënë Gudeleviq.

Gjatë ditës, mediat serbe kanë raportuar se në automjetet e EULEX-it ka pasur edhe pjesëtarë të policisë dhe doganave të Kosovës. Por, Gudeleviq nuk ka mundur të konfirmojë një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG