Ndërlidhjet

Belgjikë: Katër të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmi


Katër vetë raportohet se janë vrarë sot nga sulmi me granatë dhe të shtëna, kundër masës në një stacion të autobusëve në qendër të qytetit Liezh në Belgjikë.

Sipas raporteve, më se 60 vetë janë plagosur.

Prokurorja publike, Danielle Rejnders, tha se një person i vetëm, ishte përgjegjës për sulmin, dhe se ky person ishte në mesin e të vrarëve.

Agjencia e lajmeve Belga raportoi se sulmuesi quhej Nordine Amrani dhe ishte 32 vjeçar.

Motivet janë të paqarta, por prokurorja Rejnders tha se ky nuk ishte sulm terorrist.

Në vitin 2008, Amrani ishte dënuar për mbajtje ilegale të armëve dhe se ishte pjesë e bandës kriminale.

Ka pasur raporte se në sulm ishin të involvuar tre persona të armatosur.
XS
SM
MD
LG