Ndërlidhjet

Gjenevë: Shkencëtarët përparojnë kah grimca subatomike


Shkencëtarët në Organizatën Evropiane për Shqyrtime Atomike (CERN) në Zvicër, thonë se janë afër për të zbuluar grimcën e pakapshme subatomike, që besohet se është pjesë bazike e përbërjes së materjes.

Sot shkencëtarët në Gjenevë thanë se kanë gjetur shenja të të ashtuquajturës “Higgs boson”, një grimcë elementare lidhëse, që mungon në Modelin Standard të fizikës.

Ata kanë theksuar se gjetjet e tyre nuk janë zbulim përfundimtar të kësaj grimce (Higgs boson).

Kjo shpallje ka prodhuar një lloj lëvizjeje intensive në mesin e atyre, që shpresojnë se grimca, nëse ajo ekziston, mund të ndihmoj në shpjegimin e shumë mistereve në univers.

Në teori, “Higgs boson” është grimcë që u jep masë të gjitha grimcave të tjera fundamentale.
XS
SM
MD
LG