Ndërlidhjet

Afganistan: Sekretari amerikan i mbrojtjes arriti në Kabul


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, sot ka arritur në Kabul, për ta riafirmuar përkushtimin e Uashingtonit për Afganistanin, derisa Shtetet e Bashkuara po e fillojnë tërheqjen e trupave luftarake dhe po e dorëzojnë sigurinë te forcat afgane.

Zoti Paneta do të bisedoj me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai, dhe me ministrin e mbrojtjes, Abdul Rahim Vardak.

Ai poashtu, do të takohet edhe me komandantët e forcës ndërkombëtare, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara.

Kjo është vizita e dytë e Panetës, prej se ai u emërua në postin e sekretarit të mbrojtjes, në muajin korrik.

Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur tërheqjen e 10 mijë prej gjithsej 100 mijë ushtarëve, deri në fund të këtij viti, ndërsa 23 mijë të tjerë do të largohen deri në fund të muajit shtator të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG