Ndërlidhjet

Londër: Euroja ka rënë ndaj dollarit amerikan


Monedha e përbashkët e 17 vendeve të Bashkimit Evropian, euro, ka shënuar sot rënie nën vlerën prej 1.31 dollarë amerikanë, për të parën herë prej muajit janar të këtij viti.

Vlerësohet se kjo rënie ka ndodhur për shkak të shqetësimeve për krizën e borxheve në eurozonë.

Aktualisht, euroja po shkëmbehet për 1.3057 dollarë amerikanë, që është niveli më i ulët prej 12 janarit të vitit 2011.

Në këto momente euroja u stabilizua në 1.3075 dollarë.
XS
SM
MD
LG