Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Janë liruar më se 20 mijë të burgosur politikë


Kryeministri i Egjiptit, Kamal al-Ganzuri, thotë se më tepër se 20 mijë të burgosur politikë janë liruar, prej se kryengritja popullore e përmbysi ish presidentin Hosni Mubarak.

Agjencia zyrtare e lajmeve, MENA, raportoi se Ganzuri ka thënë se “20103 të burgosur politikë janë liruar prej fillimit të shkurtit”.

Mëtutje ai ka theksuar se 70 të burgosur politikë mbeten në burg.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se mijëra egjiptianë ishin burgosur nën ligjin kundërthënës për emergjencë, të cilin Mubaraku e kishte përdorë për dekada kundër rivalëve të tij politikë, e veçanërisht kundër islamistëve.
XS
SM
MD
LG