Ndërlidhjet

logo-print

Egjipti mbanë edhe një raund votimesh


Një raund tjetër votimesh është caktuar të fillojë sot në Egjipt.

Afërsisht 18.8 milionë egjiptianë kanë të drejtë të votojnë gjatë dy ditëve të këtij raundi votimesh. Këto janë zgjedhjet e para të lira në Egjipt, që nga largimi i Hosni Mubarakut në shkurt të këtij viti.

Partitë islamike, të udhëhequra nga Vëllazëria Myslimane, po shpresojnë ta përsërisin suksesin e shijuar nga shkalla e parë e votimeve të nëntorit.

Rezultatet e raundit të parë nga këto votime, që pritet të kompletohen për gjashtë javë, i kanë dhënë mundësinë dy aleancave të udhëhequra nga islamikët të fitojnë 2/3 e votave nga listat e partive.
XS
SM
MD
LG