Ndërlidhjet

Maliki kërkon investim të bizneseve amerikane


Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki u ka bërë thirrje bizneseve amerikane që të shkojnë në Irak, për ta ndihmuar vendin në rindërtimin e ekonomisë.

Gjatë vizitës së tij në Uashington, Maliki është takuar me biznesmenë amerikanë, në Odën Ekonomike Amerikane.

Ai tha se Iraku beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kompanitë më të mira për ta ndihmuar vendin e tij, që ta veçojë ekonominë nga varësia prej naftës.

Më herët, Maliki është takuar me udhëheqësen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Lagardë, e cila i tregoi kryeministrit irakian se kishte aprovuar propozimin prej 100 miliardë dollarësh për buxhetin e Irakut për vitin 2012.
XS
SM
MD
LG