Ndërlidhjet

Paneta pritet ta takojë Karzain


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta pritet të takohet sot në Kabul me presidentin afgan, Hamid Karzai. Paneta arriti dje në Afganistan, për një vizitë dyditore.

Kjo vizitë vjen në kohën kur Uashingtoni fillon tërheqjen e trupave nga ky vend dhe dorëzon sigurinë në duart e forcave afgane, të cilat pritet të marrin kontrollin e plotë në fund të vitit 2014.

Pas arritjes së tij në Kabul, Paneta tha se ai besonte se viti 2011 ka shënuar kthesë në Afganistan, pasi që trupat ishin në gjendje të zvogëlonin nivelin e dhunës atje.
XS
SM
MD
LG