Ndërlidhjet

SHBA-të shtojnë edhe dy zyrtarë të lartë iranian në listën e zezë


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë sanksione financiare dhe të udhëtimit për dy zyrtarë të lartë ushtarakë të Iranit.

Duke treguar për rolin e tyre në abuzimin e të drejtave të njeriut, departamenti i Thesarit shtoi në listën e zezë edhe kryetarin e Shefave të Bashkuar të Shtabit, Hasan Firuzabadi dhe zyrtarin më të lartë ushtarak të vendit, Abdollah Araki.

Një vendim i tillë i ngrinë të gjitha pasuritë që këta dy zyrtarë mund t’i kenë në SHBA dhe ua ndalon qytetarëve amerikanë marrëdhëniet bizenesore me ta. Gjithashtu vendimi ua ndalon atyre hyrjen në SHBA.

Presioni i shtuar vjen në mes të shqetësimeve të ngritura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me programin bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG