Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 14 dhjetorin në vite…

  • RFE /RL

Presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, ai i Kroacisë, Franjo Tugjman, dhe presidenti i Bosnjës, Alija Izetbegoviq, nënshkruajnë marrëveshjen për Bosnjën. Paris, 14 dhjetor 1995.

Presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, ai i Kroacisë, Franjo Tugjman, dhe presidenti i Bosnjës, Alija Izetbegoviq, nënshkruajnë marrëveshjen për Bosnjën. Paris, 14 dhjetor 1995.

1995 – Presidentët e Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë dhe Kroacisë nënshkruajnë zyrtarisht Marrëveshjen e Dejtonit për t’i dhënë fund luftës në Bosnjë.

1503 – Nostradamusi - farmacist, krijues, konsulent astrologjik – ka lindur në Francë.

1799 – Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Uashington, ndërron jetë në moshën 67-vjeçare.

1911 – Norvegjezi Rolad Amundsen bëhet njeriu i parë që arrin në Polin e Jugut. Ai arrin në destinacion 35 ditë para kapitenit Robert Skot.

1918 – Për herë të parë në Britani, gratë (mbi 30) votojnë në zgjedhjet e përgjithshme.

1946 – Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton pro ngritjes së selisë së Kombeve të Bashkuara në qytetin e Nju Jorkut.

1959 – Kryepeshkopi Makarios zgjidhet presidenti i parë i Qipros.

1995 – Pacientit të SIDA-s, Xhef Geti, i bëhet transplantimi i palcës së kockave nga një majmun. Një gjë e tillë ndodh për herë të parë.

1997 – Presidenti i ri i Iranit, Muhamed Khatami, bën thirrje për dialog me popullin e Shteteve të Bashkuara. Udhëheqësit e mëparshëm të Republikës Islamike e quanin SHBA-në “shejtan të madh”.

2001 – Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dakordohen të dërgojnë 3,000 – 4,000 trupa, për t’iu bashkuar forcës ndërkombëtare të paqeruajtësve në Afganistan. (v.t.)
XS
SM
MD
LG