Ndërlidhjet

Belgjikë: Gjendet një grua e vdekur në shtëpinë e sulmuesit


Policia belge ka bërë të ditur se në shtëpinë e sulmuesit që vrau dje katër njerëz në qytetin e Liezhit, është gjetur edhe një trup i një gruaje të vdekur.

Hetuesit thonë se trupi është gjetur gjatë kërkimit në shtëpinë e Nordin Amranit, i cili gjuajti dhe hodhi një granatë, në një treg të frekuentuar, në qendër të qytetit.

Gruaja që është gjetur në shtëpinë e Amranit, sipas hetuesve, me siguri është vrarë nga sulmuesi, përpara se ai të shkonte në qytet.

Amrani, 33 vjeçar, qytetar i Liezhit, është gjetur në vendin ku e ka kryer krimin dhe mendohet se është vetëvrarë. Sipas policisë, rreth 125 persona janë lënduar si pasojë e sulmit.

Ministria e punëve të brendshme ka bërë të ditur se ende nuk dihen qartë motivet e sulmit, por dihet se nuk ishte një sulm terrorist.
XS
SM
MD
LG