Ndërlidhjet

logo-print

Shpërblehet filmi i Angjelina Zholit për Bosnjën


Filmi i aktores Angjelina Zholi për luftën në Bosnjë e Hercegovinë, me titull “Në tokën e Gjakut dhe të Mjaltit” është shpërblyer nga producentët e filmit hollivudian, për portretizimin e çështjeve sociale.

Shoqëria e Producentëve të Amerikës bënë të ditur se këtij filmi, me regji dhe skenar të Zholit, do t’i jepej çmimi ‘Stanley Kramer” për vitin 2012.

Filmi rrëfen një tregim dashurie, që ndodhë në periudhën para luftës në Bosnjë, ndërmjet një burri serb e një gruaje myslimane, të cilët më vonë takohen në rrethana të tjera, kur ai është oficer i ushtrisë e ajo një e burgosur.
XS
SM
MD
LG