Ndërlidhjet

logo-print

Kacin: BE nuk ka kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën


Bashkimi Evropian nuk ka kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, duke u përgjigjur në pohimet e zyrtarëve serbë se u është vënë një kushtëzim i këtillë.

“Parlamenti Evropian nuk ka asnjë informacion se Komisioni Evropian do të mund të kërkonte nga Serbia njohjen e Kosovës. Unë qëndroj prapa kësaj deklarate. Asnjë vend tjetër, vend anëtar i BE-së, nuk mund të kërkojë njëanshëm një gjë të këtillë”, ka thënë Kacin.

Sipas tij, deklarata e ministrit të brendshëm serb, Ivica Daçiq, e cila u pasua edhe me deklaratën e presidentit serb, Boris Tadiq, se njohja e Kosovës është kusht për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, është dhënë me për qëllime të brendshme politike, në kuadër të një fushate parazgjedhore.
XS
SM
MD
LG